Sport

U pyet se a do t’i bashkohet stafit të Mourinhos, ja si përgjigjet Arbeloa

I kanë mbetur edhe disa ditë Alvaro Arbeloas si trajner i Realit.

Kjo pasi që ai njoftoi largimin e tij pas ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos, duke i dhënë fund ecurisë së tij 4 muajshe aty.

Zëvëndësuesi i tij pritet të jetë Jose Mourinho, teksa ai u pyet se a do t’i bashkohet stafit të “Special One”.

“Nuk do të qëndroj me trajnerin e ardhshëm si pjesë e stafit. José Mourinho ka një staf fantastik trajnerësh, është shumë i rrethuar mirë. Nëse vjen, do ta bëjë këtë me njerëzit e tij, siç duhet të jetë. Nuk ka asnjë mundësi që unë të jem me të”, deklaroi Arbeloa

Artikuj të ngjashëm

Back to top button