BallinaLajme

Gjashtë ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Deri më 7 maj partitë në Kosovë kanë afat për t’u deklaruar për pjesëmarrje apo jo në zgjedhjet e 7 qershorit, por edhe për formim të koalicioneve.

Bazuar në planin e aktiviteteve të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot (2 maj) ka nisur edhe afati për aplikim për certifikim të partive të reja, por edhe dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë. Afati për partitë e reja është deri më 10 maj, ndërsa ai për listat e kandidatëve përfundon më 12 maj.

Deri tash nuk është dhënë ndonjë sinjal se partitë e mëdha planifikojnë koalicione parazgjedhore. Në zgjedhjet e fundit, ato të 28 dhjetorit, nga partitë e mëdha shqiptare vetëm Vetëvendosje pati hyrë në koalicion me disa parti më të vogla (Guxo, Alternativa dhe PSHDK).

Një ditë më parë, KQZ-ja miratoi planin e aktiviteteve, por edhe buxhetin për zgjedhjet e parakohshme.  10 milionë e 887 mijë euro do të jetë kostoja buxhetore e këtyre zgjedhjeve.

Ndërkaq bazuar në planin e aktiviteteve, fushata zgjedhore e partive politike do të zgjasë 10 ditë, duke nisur nga 28 maji e deri më 7 qershor në orën 7:00 kur edhe hapen vendvotimet.

Ndërkaq, vendimi për përcaktimin e kufizimit të shpenzimeve të fushatës do të merret më 5 maj.

Më 16 maj do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

Votimi nëpërmjet postës do të zgjasë nga 25 maji deri më 6 qershor, e një ditë para zgjedhjeve në Kosovë do të organizohet votimi nëpër përfaqësitë diplomatike. Për t’u regjistruar për votim nga jashtë shtetit afati është prej 6 majit deri më 17 maj.

Më 21 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta certifikojë listën e votuesve brenda dhe jashtë shtetit.

Back to top button