Sport

Real Madrid zyrtarizon largimin e Dani Carvajal

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht largimin e Dani Carvajal, i cili do të largohet nga klubi pas përfundimit të kontratës në fund të sezonit.

Mbrojtësi i djathtë largohet pas një karriere të jashtëzakonshme me “Los Blancos”, ku u bë një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës dhe kapiten i saj.

Ai ka zhvilluar mbi 400 ndeshje dhe ka fituar një numër të madh trofesh, përfshirë Champions League dhe La Liga.

Klubi madrilen pritet t’i bëjë një lamtumirë të veçantë në ndeshjen e fundit të sezonit në “Santiago Bernabeu”, duke nderuar një nga lojtarët më besnikë të historisë së tij moderne

Artikuj të ngjashëm

Back to top button