S’ka më keq për Viniciusin këtë vit, ndahet edhe nga e dashura
Vinicius Jr po kalon një nga sezonet e tij më të dobëta te Real Madridi.
Përfundimi i një tjetër sezoni pa trofe, ishte padyshim rënduese për të si dhe klubin e tij.
Braziliani, krizë po përjeton edhe jashtë fushës së blertë pasi që ai tashmë u nda edhe nga e dashura e tij, Virginia Fonseca.
Këtë e bëri të ditur vetë Fonseca në profilin e saj në “Instagram”.
“Gjithmonë do ta lejoj veten të jetoj. Duke jetuar diçka të vërtetë, pa frikë, pa llogaritje dhe pa u ndalur te ajo që jam”, shkroi ajo në story-n e saj në Instagram.
“Ndërsa ishim bashkë, iu përkushtova shumë vetes, ashtu siç i përkushtohem gjithçkaje që kam ndërmend të bëj në jetën time. Në fund të fundit, gjithmonë kam punuar shumë, gjithmonë kam qenë shumë e përqendruar në ëndrrat dhe përgjegjësitë e mia. Por unë jam gjithashtu një grua dhe e lejova veten ta jetoja këtë pa krijuar asnjë pengesë, duke vlerësuar respektin që kam pasur gjithmonë brenda çdo marrëdhënieje”, ishin fjalët e saj.
Çifti ishin në lidhje që nga tetori i vitit të kaluar, ku të dy e kishin bërë këtë edhe publike