90% e kryer, Jose Mourinho shumë afër rikthimit te Real Madridi
Jose Mourinho është shumë pranë rikthimit te Real Madrid, plot 13 vite pas aventurës së tij të parë në “Santiago Bernabeu”.
Trajneri portugez 63-vjeçar mësohet se ndodhet në fazën finale të negociatave me gjigantin madrilen dhe aktualisht konsiderohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Mourinho është emri i vetëm me të cilin drejtuesit e klubit po zhvillojnë bisedime konkrete
Ai pritet të zëvendësojë trajnerin aktual Alvaro Arbeloa, i cili mori drejtimin e ekipit vetëm në muajin janar pas largimit të Xabi Alonso.
Sipas El-Chiringuito, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kishte nisur të shqyrtonte seriozisht rikthimin e Mourinhos vetëm dy ditë pas largimit të Alonsos, duke kontaktuar menjëherë përfaqësuesit e trajnerit portugez.
Mourinho drejtoi Real Madridin në periudhën 2010-2013, ku arriti të fitojë La Liga, Copa del Rey dhe Supercopa de España, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e klubit madrilen.