LajmeN'Demos

Daka: Votimi nga diaspora është proces shumë i komplikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur procesi i votimit jashtë Kosovës për shtetasit e regjistruar për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, proces që do të zgjasë nga 21 maji deri më 6 qershor 2026.

Lidhur me këtë proces ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka theksuar kompleksitetin dhe sfidat e votimit nga diaspora.

Ajo shtoi se çështja e sigurisë së votave mbetet ende për t’u parë gjatë procesit.

“Disa herë e kam theksuar që votimi nga diaspora është një proces i komplikuar, i kushtueshëm dhe bukur vështirë i menaxhueshëm. Është një proces që kërkon kohë, vëmendje, para dhe shumë punë. Tash sa është i sigurt është çështje, të shohim gjatë ditëve sepse tash fillon votimi. Ndërkaq, sa i përket votave që vijnë nga ambasadat, ku votohet, atëherë na mbetet të shohim kur fillojmë dërgesat nga atje, të shohim si shkon procedura. Meqenëse se herën e kaluar ka pas disa probleme edhe disa pakënaqësi lidhur me bartjen e votave nga diaspora”, ka thënë Daka

Artikuj të ngjashëm

Back to top button