Sport
I ndalohet hyrja në Kosovë, zëvendesohet nga një lojtar tjetër para eventit XP GAME FEST 2026
Një ndër eventet e sportit elektronik të CSGO, që do të zhvillohet në Kosovë, XP GAME FEST 2026 ende pa filluar, ka telashe.
Ndërsa ekipi UNITY, pasiqë lojtari i tyre wozzzi, i është mohuar hyrja në shtetin e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur faqja XPortalEsports, të cilët kanë bërë të ditur se në vend të tij do të luaj Flatrim Halimi i njohur me nofkën JuanFaltroo,
Na vjen keq që woozzzi nuk arriti t’i bashkohet ekipit të tij dhe të garojë sipas planit, ndërsa ekipit UNITY i urojmë shumë fat në turne” ka shënuar faqja e eventit.
Ky event i madh i lojërave elektronike do të zhvillohet nga data 23 maj deri më 24 maj, ndërsa interesimi pritet të jetë mjaft i madh.