Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Musliu: Kur ju konvenon UÇK-ja është e krejtve, kur s’ju konvenon UÇK-ja është e juaja

GD
Gazeta Demos11 tetor 2026 në 22:55
Musliu: Kur ju konvenon UÇK-ja është e krejtve, kur s’ju konvenon UÇK-ja është e juaja

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit të Dhomave të Specializuara të Kosovës i cili kaloi në lexim të dytë në seancën e 6 tetorit në Kuvendin e Kosovës.Musliu, në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, tha se ky ligj duhet të zbatohet dhe se ishin të vetëdijshëm që ky projektligj do të sfidohet si brenda ashtu edhe jashtë.

“Vetë fakti kur na e kemi marrë këtë iniciativë, na kemi qenë shumë të vetëdijshëm që kemi me u përballë me situata të tilla. Qoftë nga opinioni i brendshëm, qoftë nga i jashtëm. Fatkeqësisht, ka filluar më herët brenda. Si zakonisht, si për çdo temë tjetër. Por Partia Demokratike e Kosovës, është një parti e cila është pjesë e çdo procesi vendimmarrës historik institucional të Kosovës dhe ka me vazhduar me këmbëngulje me kërkuar që ky ligj me u zbatu. Dhe kërkojmë prej secilit që ta përkrahë këtë nismë. Por mbi të gjitha, kërkojmë prej shtetit të Kosovës që me kërku që ky ligj me u zbatu”, tha ajo.Musliu tha se gjatë mandateve të saja si deputete ka sfiduar edhe Qeverinë e Kosovës dhe Avokatin e Popullit që institucionet të bëjnë më shumë lidhur me procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Ligjet në fund të ditës janë për qytetarët e Republikës së Kosovës, nuk janë për partitë politike. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur po u konvenon po thonë UÇK-ja nuk është veç e juaja. Kur s’po ju konvenon po thonë jo, bëjeni ju. Pse s’e ka bërë Partia Demokratike? Pse s’e ka bërë shteti i Kosovës këtë punë deri tash? Në çdo rast, si përfaqësuese e Partisë Demokratike të Kosovës, përveç që e kam ngritur zërin, unë kam sfiduar me pyetje parlamentare edhe qeverinë. Kam sfiduar edhe Avokatin e Popullit”, shtoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu

konvenonkosovësuçk-ja

Të ngjashme

Çka shkruan në opinionet ligjore të ministrive për ndryshimet e ligjit të Gjykatës Speciale?

Çka shkruan në opinionet ligjore të ministrive për ndryshimet e ligjit të Gjykatës Speciale?

23:19
Policia e Kosovës planifikon hapjen e radios së saj

Policia e Kosovës planifikon hapjen e radios së saj

14:36
“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Specialen

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Specialen

11:36
Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

10:48

Më shumë nga Lajme

  • 22:4258-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi
  • 22:34I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit
  • 22:15Familja e Gjyljeta Ukellës dërgon letër i shprehin ngushëllime familjes Bugujevci
  • 21:54Vrasjet në Gjilan, reagon kryetari: Nesër do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi
  • 21:49Javë e 'zezë' për Gjilanin, pas vrasjes së dyfishtë në Livoç, një tjetër vrasje në Pogragjë