Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka publikuar një mesazh me rastin e 28 Nëntorit, duke kujtuar ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në mesazhin e saj, presidentja e ka cilësuar këtë datë si ditë të kujtesës, krenarisë dhe nderimit për ata që kontribuuan në lirinë e Kosovës.
Ajo ka theksuar se dalja e parë publike e UÇK-së shënoi një kapitull të ri në rrugën e popullit të Kosovës drejt lirisë.
Shiroka-Pula është ndalur edhe te procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se nuk duhet të harrohet se lufta e kësaj organizate ishte për lirinë e Kosovës.




