Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar për KosovaPress se është në pritje të vendimit të kryeprokurorit lidhur me vazhdimin e punimeve për vendosjen e muralit të Nënës Terezë.
Rama ka thënë se edhe nëse vendimi është negativ, do të ndërmarrin veprime për vazhdimin e punimeve, deri në pikën kur Policia mund të arrestojë punëtorët.
Kryetari i Prishtinës po vazhdon të qëndrojë në sheshin “Zahir Pajaziti”, përkundër reshjeve të borës, në pritje të vendimit.




