Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Përplasja për muralin në Prishtinë, reagon sërish prifti: Nënë Tereza s’e meriton një trajtim të tillë

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2026 në 11:57
Përplasja për muralin në Prishtinë, reagon sërish prifti: Nënë Tereza s’e meriton një trajtim të tillë

Autori i mozaikut kushtuar Nënës Terezë, Don Dominik Kukeli, njëherësh drejtor i Qendrës Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, ka reaguar pas tensioneve të krijuara rreth vendosjes së veprës artistike në kryeqytet.

Përmes një postimi në Facebook, Kukeli ka shprehur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si po trajtohet kjo çështje, duke e cilësuar situatën si një tragjikomedi.

“NËNË TEREZA NUK E MERITON NJË TRAJTIM TË TILLË… nga askush… e aq më pak nga ‘gjaku’ i saj”, ka shkruar ai.

Krahas reagimit, Kukeli ka publikuar edhe një fotografi të mozaikut që është planifikuar të vendoset në Prishtinë.

“Ky është Mozaiku për të cilin është duke u bërë gjithë kjo tragji-komedi! (Foto jo profesionale)”, ka shtuar ai.

Reagimi i tij vjen pas përplasjes mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës në sheshin “Zahir Pajaziti”, lidhur me vazhdimin e punimeve për vendosjen e mozaikut.

Projekti në nderim të Nënës Terezë ishte planifikuar të përurohej më 28 Nëntor.

prishtinënënëtereza

Të ngjashme

Në Prizren përurohet shtatorja dhe sheshi me emrin e Shën Nënë Terezës

Prizreni nderon Nënë Terezën, përurohen shtatorja dhe sheshi me emrin e saj

11:58
Prifti që realizoi mozaikun e Nënë Terezës reagon pas pengimit të vendosjes: Vështirësi të mëdha politike

Prifti që realizoi mozaikun e Nënë Terezës reagon pas pengimit të vendosjes: Vështirësi të mëdha politike

22:14
Takim me ushtarakët serbë në Prishtinë, KFOR del me sqarim

Takim me ushtarakët serbë në Prishtinë, KFOR del me sqarim

21:26
KFOR-i takohet me përfaqësuesit e ushtrisë serbe në Prishtinë, diskutohet për vijën kufitare dhe marrëveshjen ushtarake

KFOR-i takohet me përfaqësuesit e ushtrisë serbe në Prishtinë, diskutohet për vijën kufitare dhe marrëveshjen ushtarake

20:07

Më shumë nga Lajme

  • 11:59Përparim Rama: Nëse nuk lejojnë vendosjen e muralit, do t’i vazhdojmë punimet deri në arrestim
  • 11:31Qytetari përplaset me Përparim Ramën: Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon
  • 11:20Hoxhaj: Festa e 28 Nëntorit mbetet e paplotë derisa çlirimtarët të kthehen të lirë në shtëpi
  • 11:19Ndalohet përkohësisht prodhimi i “Pleskavicës Buquku 0.5”, u gjet bakteria E.coli
  • 10:58Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Secili brez ka përgjegjësinë e vet ndaj atdheut