Një qytetar është përplasur me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, gjatë pritjes për fillimin e punimeve për vendosjen e muralit të Nënës Terezë në sheshin “Zahir Pajaziti”.
“Kryetar, krejt shqiptaria po festojnë, ti po provokon”, i është drejtuar qytetari Ramës.
Ai më pas ka vazhduar me kritika ndaj kryetarit të Prishtinës, duke e akuzuar për gjeste provokuese në Ditën e Flamurit Kombëtar.


