Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz në kuadër të Festave të Nëntorit

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2026 në 10:44
FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz në kuadër të Festave të Nëntorit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit, gjeneralë dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të FSK-së, homazhet u zhvilluan në shenjë nderimi dhe respekti për sakrificën sublime të familjes Jashari, të Komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe të gjithë dëshmorëve që u flijuan për lirinë e vendit.

Në njoftim theksohet se Festat e Nëntorit përfaqësojnë data me rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare, të cilat rikujtojnë ngjarjet dhe sakrificat që shënuan rrugëtimin e popullit të Kosovës drejt lirisë.

“Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997, në Llaushë të Skenderajt, një ngjarje me rëndësi të veçantë në historinë e luftës për lirinë e Kosovës. Kjo ngjarje shënoi një moment të rëndësishëm të organizimit dhe të rezistencës së armatosur për çlirimin e vendit, duke u bërë pjesë e pandashme e kujtesës historike të popullit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në njoftim theksohet gjithashtu se FSK-ja, përmes këtij aktiviteti përkujtimor, ka riafirmuar respektin e saj të përhershëm ndaj historisë së luftës për liri, sakrificës së dëshmorëve dhe vlerave mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës.


jasharikosovëssakrificën

Të ngjashme

Jashari nga Prekazi kërkon shfuqizimin e Speciales: Deputetët ta thërrasin sa më shpejt seancën

Jashari nga Prekazi kërkon shfuqizimin e Speciales: Deputetët ta thërrasin sa më shpejt seancën

09:36
Ngritet flamuri, krerët e Kosovës dhe Shqipërisë bashkohen në Vlorë për 28 Nëntorin

Ngritet flamuri, krerët e Kosovës dhe Shqipërisë bashkohen në Vlorë për 28 Nëntorin

10:38
Kryekuvendarja bën homazhe në Prekaz: Përjetë mirënjohës Adem Jasharit dhe familjes së tij

Kryekuvendarja bën homazhe në Prekaz: Përjetë mirënjohës Adem Jasharit dhe familjes së tij

10:15
Shiroka-Pula: UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës, përpjekja e një populli për liri nuk mund të trajtohet si krim

Shiroka-Pula: UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës, përpjekja e një populli për liri nuk mund të trajtohet si krim

08:38

Më shumë nga Lajme

  • 10:40NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së ndërsjellë
  • 10:39“Alban Krasniqi ju ka urdhëru me i ndalë punimet”, Komandanti: Po e zbatojmë vendimin e prokurorit, qoftë i shkruar, qoftë verbal
  • 10:37Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare
  • 10:10Përplasje te objekti i Ministrisë, Rama: Vazhdo punën\ Komandanti i Policisë: Kush thotë vazhdo punën arrestohet
  • 09:43Çitaku nga Prekazi: Lufta për liri nuk është krim, Kosova e pavarur është kryevepra e Adem Jasharit