Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 28 Nëntorin, duke kujtuar rëndësinë e kësaj date për historinë dhe krenarinë kombëtare shqiptare.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka përmendur katër ngjarje historike që shënohen më 28 Nëntor: Ditën e Flamurit, Pavarësinë e Shqipërisë, lindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.




