Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në 28 Nëntor, Ditën e Flamurit.
Haxhiu ka nderuar komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij, duke kujtuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.
Ajo tha se 28 Nëntori ka një rëndësi të veçantë, pasi në këtë datë shënohet edhe ditëlindja e Adem Jasharit, si dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot, më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, sapo bëmë homazhe dhe nderime te varri i komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij. Jemi sot këtu edhe sepse sot është ditëlindja e komandantit Adem Jashari, por edhe sepse këtu, në këtë vend, flamuri kombëtar asnjëherë nuk u ul, as atëherë kur i rrënuan kullat e Jasharajve”, u shpreh Haxhiu.




