Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Jashari nga Prekazi kërkon shfuqizimin e Speciales: Deputetët ta thërrasin sa më shpejt seancën

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2026 në 09:36
Jashari nga Prekazi kërkon shfuqizimin e Speciales: Deputetët ta thërrasin sa më shpejt seancën

Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë organizuar homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Prekaz, me fillim nga ora 09:00, në shënim të 28 Nëntorit.

Pas homazheve ka folur kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.

Ai tha se fillimisht homazhet i nisën te dëshmorët e kombit, të cilët i cilësoi si më meritorët për lirinë e vendit.

Jashari theksoi se të gjithë dëshmorët kishin një qëllim të përbashkët, lirinë e Kosovës.

Ai u shpreh se festat e nëntorit nuk po shënohen siç duhet, për shkak se krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Nga Prekazi, Jashari u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të thërrasin sa më shpejt një seancë dhe të votojnë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Dua t'u bëj thirrje deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës që të thërrasin një seancë sa më shpejt dhe vetëm një nen të votohet për t'u shfuqizuar Gjykata Speciale, ajo gjykatë politike, e cila mori një vendim politik, dënoi rëndë krerët dhe goditi, siç kemi thënë, vetë luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetësinë e Kosovës”, deklaroi Jashari.

jasharikosovësthërrasin

Të ngjashme

Shiroka-Pula: UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës, përpjekja e një populli për liri nuk mund të trajtohet si krim

Shiroka-Pula: UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës, përpjekja e një populli për liri nuk mund të trajtohet si krim

08:38
Sot 29 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Sot 29 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

08:12
Sot shënohet ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, po të ishte gjallë do t’i mbushte 71 vjet

Sot shënohet ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, po të ishte gjallë do t’i mbushte 71 vjet

08:07
Cili ishte destinacioni final i drogës që u kapë në Kaçanik, Policia e Prokuroria dalin me detaje

Cili ishte destinacioni final i drogës që u kapë në Kaçanik, Policia e Prokuroria dalin me detaje

18:47

Më shumë nga Lajme

  • 09:38Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe pavarësia u përcollën brez pas brezi, fjalë pas fjale
  • 08:56Përparim Rama jep urdhër për instalimin e muralit në objektin e Ministrisë: Nëse provojnë me na ndalë, ballafaqohemi me ta
  • 08:54E rëndë në Pejë: Nipi e bën për spital gjyshen
  • 08:53Tentoi të qëllonte me armë ndaj një personi për një borxh në Pejë, por s'i shkrep - Policia jep detaje
  • 08:50Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, trupi dërgohet për obduksion