Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe pavarësia u përcollën brez pas brezi, fjalë pas fjale

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2026 në 09:38
Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe pavarësia u përcollën brez pas brezi, fjalë pas fjale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka rikujtuar zhvillimet historike që i paraprinë 28 Nëntorit të vitit 1912, duke u ndalur veçanërisht te qindra telegramet përmes të cilave u organizua dhe u koordinua shpallja e Pavarësisë në qytetet shqiptare.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se 28 Nëntori zakonisht kujtohet përmes pamjes së Ismail Qemalit duke ngritur flamurin kuq e zi në Vlorë, por historia e kësaj ngjarjeje përfshin edhe një varg komunikimesh telegrafike që paraprinë aktin e shpalljes së Pavarësisë.

Ai ka përmendur telegramin e Ismail Qemalit të 9 nëntorit 1912, të dërguar nga Vjena, në të cilin thuhej: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue.”

Kurti ka rikujtuar edhe telegramin e parisë së Vlorës, të dërguar nëntë ditë më vonë te kryetarët e bashkive të 30 qyteteve shqiptare, nga Janina në Shkodër dhe nga Kosturi në Peqin, me porosinë: “I thirrni të gjithë. Gjer sa të mbërrij un, mbani qetësiën e bashkimin.”

Sipas tij, shënimet e zyrës telegrafike të Elbasanit dëshmojnë se telegramet përcilleshin në qytete të ndryshme brenda pak orësh, duke krijuar një rrjet komunikimi në funksion të organizimit të shpalljes së Pavarësisë.

Kryeministri ka përmendur gjithashtu vështirësitë dhe rrethanat e pasigurta të asaj kohe, përfshirë kërcënimet dhe presionet e ushtrive të huaja ndaj popullsisë shqiptare. Në këtë kontekst, ai ka sjellë një telegram të 25 nëntorit 1912, të dërguar nga komandanti serb Simoviq, me kërkesën për dorëzimin e popullsisë së Ohrit dhe Strugës.

Në postimin e tij, Kurti ka rikujtuar se flamuri kombëtar ishte ngritur edhe në qytete të tjera para 28 Nëntorit. Sipas tij, Tirana e kishte shpallur pavarësinë më 26 nëntor, ndërsa të nesërmen këtë e kishin bërë edhe Durrësi, Kavaja, Peqini dhe Lushnja.

Duke u ndalur te momenti i shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, Kurti ka përmendur telegramin e Lef Nosit drejtuar Elbasanit, me porosinë “Ngrini-e sa mâ shpejt”, si dhe përgjigjen “Ndashti po e ngremë”.

Ai ka theksuar se akti i 28 Nëntorit ishte rezultat i përpjekjeve të shumë njerëzve, të cilët kontribuuan në forma të ndryshme për realizimin e aspiratës për një shtet të pavarur.

“Ne jemi mësuar ta kujtojmë atë ditë si vepër grash e burrash të mëdhenj. Dhe ajo, pa dyshim, ishte e tillë. Por kur i lexon dokumentet një nga një, sheh edhe diçka tjetër”, ka shkruar Kurti, duke vënë në pah kontributin edhe të telegrafistëve, kryepleqve dhe njerëzve të tjerë që përcollën mesazhet për pavarësi.

Në fund, Kurti ka theksuar se liria dhe pavarësia ishin rezultat i një përpjekjeje të vazhdueshme ndër breza.

“Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli dhe nuk u dhuruan nga asnjë konferencë. Ato u përcollën me këmbëngulje brez pas brezi, fjalë pas fjale”, ka shkruar Kurti.

Ai e ka përmbyllur postimin me urimin: “Gëzuar!”

kurtipavarësisëuron

Të ngjashme

Shqipëria feston 114-vjetorin e Pavarësisë

Shqipëria feston 114-vjetorin e Pavarësisë

08:05
Kurti lavdërohet: E gjeta FSK-në me një lloj pushke e një lloj pistolete, sot ka mbi 40 lloje armatimi

Kurti lavdërohet: E gjeta FSK-në me një lloj pushke e një lloj pistolete, sot ka mbi 40 lloje armatimi

22:57
Kurti: Kosova është i vetmi vend në rajon pa status kandidati, Bashkimi Evropian duhet të veprojë

Kurti: Kosova është i vetmi vend në rajon pa status kandidati, Bashkimi Evropian duhet të veprojë

16:22
Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

13:44

Më shumë nga Lajme

  • 09:36Jashari nga Prekazi kërkon shfuqizimin e Speciales: Deputetët ta thërrasin sa më shpejt seancën
  • 08:56Përparim Rama jep urdhër për instalimin e muralit në objektin e Ministrisë: Nëse provojnë me na ndalë, ballafaqohemi me ta
  • 08:54E rëndë në Pejë: Nipi e bën për spital gjyshen
  • 08:53Tentoi të qëllonte me armë ndaj një personi për një borxh në Pejë, por s'i shkrep - Policia jep detaje
  • 08:50Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, trupi dërgohet për obduksion