Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Kurti: Kosova është i vetmi vend në rajon pa status kandidati, Bashkimi Evropian duhet të veprojë

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2026 në 16:22
Kurti: Kosova është i vetmi vend në rajon pa status kandidati, Bashkimi Evropian duhet të veprojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat për anëtarësim dhe të nisë procesin e negociatave, duke paralajmëruar se vonesat e mëtejshme mund të dëmtojnë besimin e qytetarëve në perspektivën evropiane të vendit.

Gjatë fjalimit në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur të enjten në Tiranë, Kurti ka theksuar se Kosova mbetet i vetmi vend në rajon që ende nuk e ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Një proces i bazuar në merita duhet të na japë mundësinë të vlerësohemi; përndryshe, një histori e përparimit demokratik rrezikon të shndërrohet në një tregim paralajmërues”, ka thënë Kurti.

Ai i ka kërkuar Këshillit të Bashkimit Evropian që t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, i cili u dorëzua në dhjetor të vitit 2022. Muajin e ardhshëm bëhen katër vjet nga dorëzimi i kësaj kërkese.

“Statusi i kandidatit dhe hapja e negociatave të anëtarësimit – një hap që Kosova e ka fituar me meritë”, u shpreh Kurti.

Kryeministri ka theksuar gjithashtu se qytetarët e Kosovës kanë ndër nivelet më të larta të mbështetjes për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe besimit në këtë institucion në rajon, duke vlerësuar se avancimi i vendit në procesin e integrimit është bërë urgjent.

Në fjalimin e tij, Kurti është ndalur edhe te zhvillimet ekonomike dhe demokratike në Kosovë, duke iu referuar raporteve të organizatave ndërkombëtare. Ai ka përmendur rritjen ekonomike prej 4.7 për qind në gjysmën e parë të këtij viti, shtimin e investimeve private dhe rënien e papunësisë nga 26 në 11 për qind.

Kurti ka deklaruar se Kosova ka përmbushur një pjesë të konsiderueshme të reformave të parapara në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, pas një periudhe ngadalësimi të shkaktuar nga zgjedhjet e përsëritura, vendi ka rikthyer stabilitetin institucional dhe ka përshpejtuar zbatimin e reformave.

Ai ia ka atribuuar zgjedhjeve të shpeshta edhe humbjen e miliona eurove nga fondet e këtij plani.

Kreu i Qeverisë ka përmendur edhe përfitimet nga integrimi gradual me Bashkimin Evropian, përfshirë lehtësimin e procedurave kufitare, aplikimin për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), lansimin e portofolit digjital dhe avancimin në fusha të tjera të bashkëpunimit rajonal.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Kurti ka kritikuar Serbinë për pengesat që, sipas tij, po i shkakton integrimit ekonomik, duke përmendur mosnjohjen e diplomave dhe bllokadat në zbatimin e marrëveshjeve të CEFTA-s.

Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ndarjen e fondeve dhe mbështetjen financiare ta bazojë në rezultate konkrete, në mënyrë që vendet që zbatojnë reformat dhe marrëveshjet të përfitojnë në përputhje me angazhimet e tyre.

Në fund, Kurti ka ngritur edhe çështjen e rreziqeve nga lufta hibride e Rusisë në Evropë, duke theksuar se integrimi ekonomik tashmë është i lidhur ngushtë edhe me sigurinë.

Ai ka thënë se Kosova synon të jetë pjesë e përpjekjeve evropiane për forcimin e sigurisë, zhvillimin e sektorit të energjisë dhe rritjen e ndërlidhjes rajonale.

kurtievropiankosova

Të ngjashme

Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

13:44
Kurti në Bruksel, pritet nga Costa dhe von der Leyen

Kurti në Bruksel, pritet nga Costa dhe von der Leyen

20:34
Presidentja Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s’mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Presidentja Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s’mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

12:56
Kurti mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Edi Rama

Kurti mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Edi Rama

10:46

Më shumë nga Lajme

  • 16:30Prokuroria në Prizren dhe Policia diskutojnë luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike
  • 16:21Presidentja Shiroka-Pula takon homologen maqedonase, theksohet mbështetja e Shkupit për Kosovën në KiE
  • 16:18Hykmete Bajrami: Raporti i gënjeshtrave të Qeverisë po demantohet, bujqit ende s’janë kompensuar për dëmet e 2023-ës
  • 15:17Shiroka-Pula takon presidenten sllovene në Ohër, diskutohen integrimi në BE dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO
  • 14:56​Kritikohet takimi i KFOR-it me ushtarakë të Serbisë në Prishtinë, Bajqinovci: Politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm