Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

​Kritikohet takimi i KFOR-it me ushtarakë të Serbisë në Prishtinë, Bajqinovci: Politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2026 në 14:56
​Kritikohet takimi i KFOR-it me ushtarakë të Serbisë në Prishtinë, Bajqinovci: Politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm

Takimi ndërmjet KFOR-it dhe përfaqësuesve të ushtris së Serbisë një ditë më parë në Prishtinë është politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm, vlerësoi kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje të Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai shkroi në Facebook se Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran, me institucione legjitime që janë përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve të saj, duke shtuar se mekanizmat teknikë të krijuar në vitin 1999 nuk duhet të paraqiten sikur përcaktojnë pozitën politike të Kosovës apo sikur institucionet e saj të mos jenë pjesë e çështjeve të sigurisë.

“Nuk e vëmë në dyshim rëndësinë e komunikimit ndërmjet KFOR-it dhe përfaqësuesve ushtarakë serbë për parandalimin e incidenteve. Megjithatë, publikimi i një takimi të tillë me gjuhën e ‘respektit të ndërsjellë’, pa ndjeshmëri ndaj realitetit dhe historisë sonë të afërt, është politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm”, u shpreh Bajqinovci.

Sipas tij, kjo ndjeshmëri është veçanërisht e rëndësishme në kohën kur Kosova vazhdon të kërkojë personat e zhdukur me dhunë dhe të përballet me dëshmi për krimet e kryera nga forcat serbe, përfshirë këtu edhe rastet e varrezave masive të viktimave të vrara nga pjesëtarë që mbanin uniformën e ushtrisë serbe. Bajqinovci tha se këto çështje nuk janë pjesë e një të kaluare të largët për familjet e viktimave dhe qytetarët e Kosovës.

“Ato kërkojnë drejtësi, përgjegjësi dhe respekt”, tha ai.

Bajqinovci kërkoi nga KFOR-i që të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme dhe transparente, duke mbajtur komunikim të rregullt me institucionet e Kosovës.

“Çdo mekanizëm sigurie që lidhet me Kosovën duhet ta pasqyrojë realitetin e sotëm dhe të mos krijojë përshtypjen se Kosova mund të trajtohet pa përfshirjen e institucioneve të saj”, tha ai.

KFOR-i dje ka njoftuar për një takim në Prishtinë me përfaqësues të Ushtrisë së Serbisë.

Misioni i NATO-s në Kosovë dhe Ushtria e Serbisë mbajnë takime të rregullta, por rëndom mbahen në Beograd.

bajqinovcitakimikfor-it

Të ngjashme

KFOR-i pret në Prishtinë zyrtarin e lartë sllovak, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

KFOR-i pret në Prishtinë zyrtarin e lartë sllovak, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

20:06
Takimi i parë i “Karinës” me të “dashurin” e saj

Takimi i parë i “Karinës” me të “dashurin” e saj

18:41

Më shumë nga Lajme

  • 15:17Shiroka-Pula takon presidenten sllovene në Ohër, diskutohen integrimi në BE dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO
  • 14:51Lajm i mirë për kosovarët në Itali, nga 1 janari 2027 lehtësohet konvertimi i patentë-shoferëve
  • 14:51Shiroka Pula takon homologun kroat: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik
  • 13:44Arrestohet zyrtari i Postës në Rahovec, dyshohet se përvetësoi mbi 10 mijë euro
  • 13:4416 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë