Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2026 në 13:44
16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte kërkuar nga Gjykata Speciale që gjatë vizitës katërditore në Prishtinë të qëndronte në shtëpinë e tij, pranë familjes dhe bashkëshortes, e cila ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Megjithatë, kjo kërkesë ishte refuzuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila kishte propozuar 16 kushte të rrepta që do të duhej të zbatoheshin gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Detajet janë bërë të ditura në një parashtresë të publikuar së fundmi nga Gjykata Speciale.

Këto janë 16 kushtet që Prokuroria kishte kërkuar t’i imponoheshin Krasniqit:

Krasniqi duhej të qëndronte gjatë gjithë kohës në paraburgimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).

Ai duhej të mbahej në objektet e paraburgimit të DhSK-së në Kosovë gjatë gjithë kohës kur nuk ishte duke realizuar vizitën familjare.

Krasniqi duhej të ishte gjatë gjithë kohës nën shoqërimin e zyrtarëve përcjellës.

Zyrtarët përcjellës do të kishin të drejtë të merrnin çdo vendim që e konsideronin të nevojshëm lidhur me sigurinë e vizitës, përfshirë edhe ndërprerjen e saj para kohe.

Krasniqi nuk lejohej të qëndronte vetëm me asnjë person në asnjë moment dhe duhej të ishte vazhdimisht brenda fushëpamjes dhe dëgjueshmërisë së zyrtarëve përcjellës.

Ai nuk lejohej të takohej apo të kishte çfarëdo kontakti me persona të paautorizuar në lokacionin ose lokacionet e përcaktuara dhe të miratuara paraprakisht.

Të gjithë personat e paautorizuar duhej të largoheshin nga lokacioni i caktuar për vizitën gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj.

Krasniqi nuk lejohej të kishte qasje në pajisje komunikimi, laps dhe letër apo në çfarëdo mjeti tjetër komunikimi, përveç atyre që do t’i mundësoheshin nga DhSK-ja.

Ai nuk lejohej t’u dorëzonte apo të pranonte sende nga asnjë person.

Krasniqi, anëtarët e familjes së tij, bashkëpunëtorët dhe mbrojtësi duhej të përmbaheshin nga informimi i palëve të treta për vizitën, para dhe gjatë gjithë qëndrimit të tij në Kosovë.

Mbrojtësi duhej t’i informonte familjarët me të cilët Krasniqi ishte i autorizuar të takohej për detyrimin që të mos zbulonin faktin e lirimit të përkohshëm apo ndonjë hollësi tjetër lidhur me të. Gjithashtu, nuk lejohej asnjë kontakt me mediat apo deklaratë publike për këtë çështje.

Krasniqi nuk lejohej të diskutonte çështjen e tij me askënd, përveçse me mbrojtësin e tij.

Ai nuk lejohej të kishte asnjë kontakt, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, apo të ndërhynte në çfarëdo mënyre te viktimat ose dëshmitarët. Po ashtu, nuk lejohej të ndërhynte në procedurat gjyqësore apo në administrimin e drejtësisë.

Krasniqi nuk duhej të kërkonte qasje të drejtpërdrejtë në dokumente dhe as të shkatërronte prova.

Ai duhej t’i përmbahej rreptësisht çdo urdhri të mëtejshëm të Trupit Gjykues që do të ndryshonte kushtet e vizitës nën kujdestari ose do ta ndërpriste atë.

Çdo shkelje e këtyre kushteve nga Krasniqi, mbrojtësi i tij apo anëtarët e familjes së tij do të rezultonte me ndërprerjen e menjëhershme të lirimit të përkohshëm.

duhejkushtetjakup

Të ngjashme

Kush kishte të drejtë ta takojë Jakup Krasniqin në 4 ditët e qëndrimit në Kosovë?

Kush kishte të drejtë ta takojë Jakup Krasniqin në 4 ditët e qëndrimit në Kosovë?

17:46
Kjo është gjendja shëndetësore e gruas së Jakup Krasniqit

Kjo është gjendja shëndetësore e gruas së Jakup Krasniqit

17:38
Përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc, Altini: Drejtësia do të triumfojë

Përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc, Altini: Drejtësia do të triumfojë

12:53
Nesër zbulohen tri shkronjat e UÇK-së në fshatin e Jakup Krasniqit

Nesër zbulohen tri shkronjat e UÇK-së në fshatin e Jakup Krasniqit

21:50

Më shumë nga Lajme

  • 13:44Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente
  • 13:24Black Friday në Kosovë, MINT del me një paralajmërim për qytetarët
  • 13:07Rama kërkon nga BE-ja hapjen e statusit të kandidatit për Kosovën
  • 13:01Çitaku rikujton: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë
  • 12:56Presidentja Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s’mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë