Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Shiroka Pula takon homologun kroat: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2026 në 14:51
Shiroka Pula takon homologun kroat: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, në kuadër të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër.

Shiroka Pula vlerësoi rolin e Kroacisë në themelimin dhe zhvillimin e kësaj nisme rajonale, si dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në mbështetje të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo theksoi se ky proces përbën një platformë të rëndësishme për dialog politik, koordinim rajonal dhe avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës.

"Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Presidentja theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe se ky hap do të kontribuonte në sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm të gjithë rajonit. Ajo vlerësoi marrëveshjen trepalëshe të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, të nënshkruar më 18 mars 2025, si një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe ndërveprueshmërisë" - thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentes.

Presidentja theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe krijimit të mundësive të reja për investime.

kosovësshirokapula

Të ngjashme

Presidentja Shiroka Pula në Vlorë: 28 Nëntori, datë e shenjtë e historisë sonë kombëtare

Presidentja Shiroka Pula në Vlorë: 28 Nëntori, datë e shenjtë e historisë sonë kombëtare

12:23
Shiroka Pula në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në Bondsteel: Mirënjohje e përhershme për miqësinë dhe mbështetjen amerikane

Shiroka Pula në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në Bondsteel: Mirënjohje e përhershme për miqësinë dhe mbështetjen amerikane

15:02
Në Gjilan përurohet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Gjilan përurohet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

15:54
FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz në kuadër të Festave të Nëntorit

FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz në kuadër të Festave të Nëntorit

10:44

Më shumë nga Lajme

  • 16:00Çfarë forme merr sot ideja e bashkimit kombëtar?
  • 15:56"Këtë kufi shqiptarët e kanë la me gjak" , Ramush Haradinaj e Rafet Rama rikthehen në vendin ku ra heroikisht Luan Haradinaj
  • 15:42Drejtori i Komunës së Prishtinës: Mozaiku i Nënës Terezë vendoset sot në shesh, rreth orës 16:00
  • 15:24Drejtori komunal në Suharekë kërkon falje dhe jep dorëheqje pasi e quajti “palaço” Bashkim Jasharin
  • 15:24Protesta e dhunshme në Ditën e Pavarësisë, sulmohen me gurë e molotovë Kryeministria e Banka e Shqipërisë, policia përgjigjet me ujë e gaz lotsjellës