Një zyrtar i Postës në Rahovec është arrestuar pasi dyshohet se ka përvetësuar mbi 10 mijë euro nga qarkullimi ditor i dy zyrave postare.
Ai dyshohet për veprën penale “përvetësim në detyrë”.
Në njoftimin e Policisë thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia në Gjakovë, ka pranuar informacione se një person i dyshuar ka dështuar të raportonte mjetet e qarkullimit ditor për dy pika postare në komunën e Rahovecit, të cilat thuhet se i njëjti dyshohet se i kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.
“Sipas informatave të pranuara i dyshuari mashkull kosovar nga datat 19 dhe 20.10.2026 kishte përvetësuar nga qarkullimi ditor i zyrave postare shumën prej 10,146.12€ (dhjetë mijë e njëqind e dyzet e gjashtë euro e dymbëdhjetë cent)”, thuhet në njoftim.




