Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Afro 3 milionë euro dëm sipas Prokurorisë, sot seanca ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2026 në 08:22
Afro 3 milionë euro dëm sipas Prokurorisë, sot seanca ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore

Sot, në orën 09:30, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë pritet të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e rezervave shtetërore, ku të akuzuar janë ish-ministrja Rozeta Hajdari, dy zyrtarët e ministrisë, Irfan Lipovica e Hafiz Gara, dhe afaristi Ridvan Muharremi.

Seanca vjen pasi Gjykata e Apelit, më 13 nëntor 2026, njoftoi se i kishte refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtjes. Apeli vërtetoi aktvendimin e 13 marsit 2026 të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke e lënë në fuqi aktakuzën ndaj katër të pandehurve.

Çfarë thotë aktakuza?

Prokuroria Speciale e ngriti aktakuzën më 11 nëntor 2025. Sipas saj, Hajdari, Lipovica dhe Gara, gjatë shkurtit dhe marsit 2022, dyshohet se keqpërdorën detyrat zyrtare gjatë kontraktimit për furnizimin me mallra të rezervave shtetërore, me qëllim që t’u siguronin përfitim pasuror personave të tjerë. Prokuroria pretendon se këto veprime i shkaktuan buxhetit të Kosovës 2.912.134,78 euro dëm.

Të tre akuzohen edhe për zbulim të fshehtësisë zyrtare. Prokuroria pretendon se ata ia vunë në dispozicion Muharremit, pa autorizim, informacionin për vendndodhjen e rezervave shtetërore.

Muharremi akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ndërmjetësoi dhe negocioi drejtpërdrejt, si dhe propozoi operatorë ekonomikë për furnizimin me mallra të rezervave shtetërore.

Pas ngritjes së aktakuzës, Hajdari mbrojti vendimet e marra gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke thënë se furnizimi me produkte bazë për rezervat shtetërore ishte bërë në një periudhë të vështirë për vendin.

shtetëroreseancaeuro

Të ngjashme

Nesër seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj ish-ministres Rozeta Hajdari

Nesër seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj ish-ministres Rozeta Hajdari

22:16
A është rritur apo është ulur çmimi i arit brenda këtij viti, flet kryetari i Shoqatës së Artarëve të Kosovës

A është rritur apo është ulur çmimi i arit brenda këtij viti, flet kryetari i Shoqatës së Artarëve të Kosovës

16:09
Kamioni ndot rrugën në Landovicë, kompania gjobitet me 1 mijë euro ndërsa shoferi me 100 euro

Kamioni ndot rrugën në Landovicë, kompania gjobitet me 1 mijë euro ndërsa shoferi me 100 euro

09:51
Kuvendi sot mban sot dy seanca plenare, ky është rendi i ditës

Kuvendi sot mban sot dy seanca plenare, ky është rendi i ditës

07:43

Më shumë nga Lajme

  • 08:23Sot shënohet “Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert e kazermave për qytetarët
  • 08:01Kafeneja në Suedi ku kishte punuar Liridona Ademaj e kujton atë në prag të trevjetorit të vrasjes
  • 07:59Sot afati i fundit për njoftim të apelimit në Hagë, cilat janë procedurat e mëtejshme?
  • 07:50Parashikimi i motit për sot, maksimalet deri në 13 gradë
  • 23:29Nurije Sylaj vendos të mbrohet në heshtje, nuk e thotë asnjë fjalë para gjykatësit për vr*sjen e Arlindës