Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

A është rritur apo është ulur çmimi i arit brenda këtij viti, flet kryetari i Shoqatës së Artarëve të Kosovës

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 16:09
A është rritur apo është ulur çmimi i arit brenda këtij viti, flet kryetari i Shoqatës së Artarëve të Kosovës

Çmimi i arit në tregun e Kosovës ka shënuar rënie krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa luhatjet e shpeshta të tij po u shkaktojnë vështirësi si shitësve, ashtu edhe blerësve.

Kryetari i Shoqatës së Artarëve të Kosovës, Enver Pakashtica, ka thënë për IndeksOnline se çmimi i arit nuk është fare stabil dhe mund të ndryshojë ndjeshëm edhe brenda një dite.

Sipas tij, çmimi për një gram mund të bjerë për tre deri në pesë euro, e më pas të shënojë rritje prej gjashtë apo shtatë eurosh.

Pakashtica ka bërë të ditur se, krahasuar me periudhën dhjetor-janar të vitit të kaluar, çmimi i arit ka rënë për rreth 20 për qind.

Ai ka dhënë si shembull edhe çmimin e një lire ari, e cila vitin e kaluar kishte arritur deri në 1 mijë euro, ndërsa aktualisht kushton rreth 800 euro, me luhatje të vazhdueshme.

Edhe çmimi për një kilogram ari ka pësuar rënie. Nëse vitin e kaluar arrinte në rreth 145 mijë euro, aktualisht sillet rreth 105 mijë euro.

“Po variron çmimi. Brenda ditës mundet me ra për 5 euro në gram, apo 3 euro në gram dhe me u ngrit 6 a 7 euro. Nuk është stabil çmimi. Vështirësinë më të madhe po e kemi puna e çmimit. S’po mundemi me e stabilizu çmimin tonë dhe po bijmë keq te klientët. Ka rënie në krahasim me vitin e kaluar, diku me përqindje ka rënie nga dhjetori- janari i vitit të kaluar diku 20 përqind. Tek ne traditë është me marrë dhuratë për dasma me marr një lirë. Një lirë ka shku deri në 1 mijë euro vitin e kaluar. Sot e ke 800, mund të bie në 790- 780, 800- 810. Prej një mijë ka rënie. Edhe në kilogram vitin e kaluar ka qenë 145 mijë euro, sot është 105. Sot për momentin, s’do të thotë që deri në mbrëmje nuk shkon deri në 108 ose 110 mijë”, thotë ai.

Kreu i Shoqatës së Artarëve thotë se paqëndrueshmëria e çmimeve po ua vështirëson punën shitësve, pasi nuk mund t’ua garantojnë klientëve një çmim të qëndrueshëm.

Kjo situatë, sipas tij, ka ndikuar edhe në rënien e numrit të blerësve, të cilët janë të pasigurt për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme të çmimeve.

Ai ka folur edhe për traditën e blerjes së arit për dasma, duke thënë se krahasuar me të kaluarën, kosovarët tashmë po zgjedhin stoli më të thjeshta dhe praktike. Megjithatë, Pakashtica vlerëson se ari vazhdon të mbetet një nga format më të qëlluara të investimit.

çmimieurokaluar

Të ngjashme

Arrestohet zyrtari i Postës në Rahovec, dyshohet se përvetësoi mbi 10 mijë euro

Arrestohet zyrtari i Postës në Rahovec, dyshohet se përvetësoi mbi 10 mijë euro

13:44
Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

11:15
Afro 3 milionë euro dëm sipas Prokurorisë, sot seanca ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore

Afro 3 milionë euro dëm sipas Prokurorisë, sot seanca ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore

08:22
Kamioni ndot rrugën në Landovicë, kompania gjobitet me 1 mijë euro ndërsa shoferi me 100 euro

Kamioni ndot rrugën në Landovicë, kompania gjobitet me 1 mijë euro ndërsa shoferi me 100 euro

09:51

Më shumë nga Lajme

  • 17:16Nga 1 janari, lehtësohen procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës në Itali
  • 16:58Kandidati i studentëve serbë për President: Kosova, territor përkohësisht i okupuar
  • 16:30Prokuroria në Prizren dhe Policia diskutojnë luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike
  • 16:22Kurti: Kosova është i vetmi vend në rajon pa status kandidati, Bashkimi Evropian duhet të veprojë
  • 16:21Presidentja Shiroka-Pula takon homologen maqedonase, theksohet mbështetja e Shkupit për Kosovën në KiE