Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Prokuroria në Prizren dhe Policia diskutojnë luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2026 në 16:30
Prokuroria në Prizren dhe Policia diskutojnë luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në takim shefin e Sektorit të Njësive Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, Azem Krasniqi.

Sipas njoftimit të PTh-së së Prizrenit, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

“Gjatë këtij takimi, vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të krimeve ekonomike, luftimit të korrupsionit, identifikimit dhe hetimit të veprave penale që cenojnë integritetin institucional dhe interesin publik, si dhe nevojës për koordinim më të ngushtë ndërmjet Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës".

"Në këtë kontekst, u diskutua edhe për trajtimin e çështjeve që ndërlidhen me sektorin e ndërtimit, në veçanti me lejet e ndërtimit të objekteve banesore, duke përfshirë aspektet që mund të përbëjnë shkelje ligjore dhe elemente të veprave penale, si dhe rëndësinë e identifikimit dhe adresimit me kohë të rasteve të tilla”, thuhet në njoftim.

Në takim thuhet se u diskutuan edhe sfidat me të cilat përballen institucionet gjatë hetimit dhe ndjekjes penale, duke u vënë theksi në nevojën për kapacitete të specializuara profesionale dhe teknike.

korrupsionitkrimeveekonomike

Më shumë nga Lajme

  • 16:22Kurti: Kosova është i vetmi vend në rajon pa status kandidati, Bashkimi Evropian duhet të veprojë
  • 16:21Presidentja Shiroka-Pula takon homologen maqedonase, theksohet mbështetja e Shkupit për Kosovën në KiE
  • 16:18Hykmete Bajrami: Raporti i gënjeshtrave të Qeverisë po demantohet, bujqit ende s’janë kompensuar për dëmet e 2023-ës
  • 15:17Shiroka-Pula takon presidenten sllovene në Ohër, diskutohen integrimi në BE dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO
  • 14:56​Kritikohet takimi i KFOR-it me ushtarakë të Serbisë në Prishtinë, Bajqinovci: Politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm