Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, foli pas triumfit 2 me 1 që skuadra e tij arriti në “Air Albania” ndaj kampionëve të Gjibraltarit, LinColn. Në prononcimin e dhënë për mediat ai deklaroi:
“Ishte një fitore jo vetëm për Egnatian, por për gjithë futbollin shqiptar. Kjo ishte një fitore e merituar, pjesën e parë kishim shumë raste, futbolli ky është. Në pjesën e parë kur kishim gjithë ato raste isha i bindur që do të shënonim gol.
Futbolli ka treguar që ti i ke rastet dhe nuk shënon. Çunat do të marrin 80 mijë euro premio. Sa larg mund të shkojë ekipi? Të ecim ndeshje pas ndeshje”, përfundoi Demrozi.




