Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Laporta nuk përmbahet, thumbon rëndë Real Madridin: Po e rritni imazhin falë Barcelonës

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 22:25
Laporta nuk përmbahet, thumbon rëndë Real Madridin: Po e rritni imazhin falë Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka vazhduar thumbimet ndaj homologut të tij te Real Madridi, Florentino Perez, duke e akuzuar klubin madrilen për obsesion me gjigantin katalunas.

Përplasja mes dy drejtuesve ka marrë një tjetër kthesë, pasi Barcelona ka nisur gjatë verës procedura ligjore ndaj Perezit, për shkak të deklaratave që i konsideroi shpifëse lidhur me skandalin Negreira.

Të mërkurën ishte caktuar një seancë pajtuese në një gjykatë në Madrid, ku presidenti i Real Madridit kishte mundësinë të tërhiqte deklaratat e tij. Megjithatë, Perezi nuk u paraqit personalisht dhe dërgoi avokatët e tij për ta përfaqësuar.

Laporta, i cili ndodhej në Azerbajxhan për të ndjekur fitoren e Barcelonës ndaj Sabahut në Ligën e Kampionëve, foli për këtë çështje para ndeshjes, duke lënë të kuptohet se konflikti mund të përfundojë në një proces penal.

“Seanca pajtuese është një paralajmërim për një padi penale. Ne u përpoqëm t'i bindnim që të korrigjonin deklaratat, sepse ndonjëherë mund të shprehesh dhe të gabosh ose ta kalosh kufirin”.

“Në këtë seancë mund të korrigjosh dhe të tërheqësh atë që ke thënë, por nëse nuk bëhet asgjë, atëherë kuptohet se ka pasur qëllim të keq dhe ne do të duhet të vazhdojmë procedurat”.

Kreu i Barcelonës shtoi se është detyrë e tij të mbrojë interesat e klubit nga ato që i cilësoi si deklarata të papranueshme të Perezit. Barcelona pritet të vazhdojë me një padi për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.

Por Laporta nuk u ndal me kaq, duke shfrytëzuar rastin për të ironizuar edhe një herë rivalin e përjetshëm.

“Në asamblenë e tyre vazhdojnë të flasin për Barcelonën. Janë të obsesionuar duke folur për ne. Po e përsëris, në fund do të përfundojmë duke kërkuar edhe të drejta për përdorimin e emrit tonë, sepse ata po e rrisin imazhin e tyre falë Barcelonës”.

“Ata dinë vetëm të flasin për Barcelonën. Mendoj se ajo që duhet të bëjnë është të shqetësohen për veten dhe t'i lënë të tjerët të qetë”, përfundoi Laporta.

laportabarcelonësreal

Të ngjashme

Real Madridi dhe Bournemouthi, të vetmet skuadra në pesë ligat kryesore të Evropës me 10 fitore radhazi

Real Madridi dhe Bournemouthi, të vetmet skuadra në pesë ligat kryesore të Evropës me 10 fitore radhazi

22:49
Tifozët e Barcelonës planifikojnë pritje të veçantë me duartrokitje për Julian Alvarezin

Tifozët e Barcelonës planifikojnë pritje të veçantë me duartrokitje për Julian Alvarezin

20:30
A po i vjen fundi epokës së Haalandit në “Etihad”? Real Madridi dhe Barcelona në garë për “robotin”

A po i vjen fundi epokës së Haalandit në “Etihad”? Real Madridi dhe Barcelona në garë për “robotin”

19:06

Më shumë nga Sport

  • 22:59Përfundojnë ndeshjet e Europa League, këto janë rezultatet
  • 22:57Juventusi merr fitoren e radhës në Ligën e Evropës, bindës ndaj Omonias
  • 22:49Guardiola e konfirmon: Synimi im i radhës është ta drejtoj një kombëtare
  • 22:29Presidenti i Egnatias pas fitores: “80 mijë euro premio për çunat”
  • 22:11Përfundojnë disa ndeshje të Ligës së Evropës: Fitore për Milanin e Leverkusenin, Benfica pëson debakël