Real Madridi dhe Barcelona nuk kanë hequr dorë nga ideja për të transferuar Erling Haalandin, duke shpresuar që vitin e ardhshëm të realizojnë një prej marrëveshjeve më të bujshme në historinë e futbollit.
Sport
A po i vjen fundi epokës së Haalandit në “Etihad”? Real Madridi dhe Barcelona në garë për “robotin”

Edhe pse sulmuesi norvegjez ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2034, të dy gjigantët spanjollë besojnë se ai mund të largohet nga Anglia shumë më herët
Sipas raportimeve të “TEAMtalk”, Real Madridi dhe Barcelona vazhdojnë të mbajnë kontakte të rregullta përmes ndërmjetësve, pasi po ndjekin me vëmendje situatën e yllit norvegjez në “Etihad Stadium”.


