Ndeshja e Besiktasit kundër Hapoel Beer Shevas në kuadër të xhiros së pestë të Fazës së Ligës në Ligën e Evropës do të zhvillohet për arsye sigurie në Gjeorgji, më saktësisht në Batumi, por udhëtimi i ekipit turk u shoqërua me momente dramatike për shkak të motit të keq.
Sipas njoftimit të klubit të Besiktasit, aeroplani që transportonte ekspeditën e skuadrës u godit nga rrufeja gjatë fluturimit, çka solli një ulje emergjente në aeroportin Rize-Artvin, transmeton IndeksOnline.
Para uljes, mjeti fluturues u detyrua të kryejë disa manovra në ajër, duke shkaktuar shqetësim të madh te anëtarët e misionit.
