Juventusi ka zhvilluar një tjetër paraqitje të shkëlqyer në Evropë, për ta mposhtur Omonian.
“Bianconerët” arkëtuan pikët e plota me një triumf 4-1, sfidë ku në stol ishte edhe talenti shqiptar Arman Durmishi, por fatkeqësisht Luciano Spalletti nuk ia dha debutimin.
Mysafirët shokuan të gjithë për të kaluar në epërsi përmes Lubomir Satka që shënoi me kokë (15’).
Por pas kësaj situate, Juventusi mori krejtësisht lojën në dorë. Francisco Conceicao barazoi rezultatin me një gol nga distanca (37’).
Kurse, gjashtë minuta më vonë Jeff Ekhator shënoi një gol të bukur për ta përmbysur epërsinë (43’).

