Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Takim me ushtarakët serbë në Prishtinë, KFOR del me sqarim

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2026 në 21:26
Takim me ushtarakët serbë në Prishtinë, KFOR del me sqarim

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka folur lidhur me takimin e mbajtur në kampin Film City në Prishtinë me pjesëtarë nga forcat e armatosura të Serbisë në kuadër të Komisionit të Përbashkët për Implementim (JIC).

Në përgjigjen e tij për Gazetën Express, KFOR-i ka sqaruar se takimi është pjesë e aktiviteteve të rregullta të Komisionit të Përbashkët për Implementim, të bazuara në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake (MTA).

“Është pjesë e aktiviteteve të realizuara nga Komisioni i Përbashkët për Implementim (JIC), bazuar në Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake (MTA). Këto marrëveshje afatgjata ofrojnë një kornizë të vendosur për ndërlidhje, komunikim, bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, veçanërisht për çështjet që lidhen me Vijën Kufitare Administrative (ABL) dhe nevojën për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet lokale”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Një zëdhënës i KFOR-it ka theksuar se takimet e tilla janë të zakonshme dhe synojnë të sigurojnë komunikim të vazhdueshëm ndërmjet palëve.

“Takime të tilla janë rutinore. Ato kanë për qëllim sigurimin e informimit të ndërsjellë dhe komunikimit në kohë dhe në mënyrë efektive. Gjatë viteve, këto takime janë mbajtur në lokacione të ndryshme, përfshirë edhe në Shtabin e KFOR-it”, thuhet në përgjigje.

KFOR-i ka bërë të ditur se komunikimi i tij nuk kufizohet vetëm te Forcat e Armatosura të Serbisë, por përfshin edhe institucionet dhe organizatat e sigurisë në Kosovë, si dhe organizatat ndërkombëtare.

“KFOR-i mban komunikim të rregullt, transparent dhe të drejtpërdrejtë me të gjithë homologët e tij, përfshirë institucionet në Kosovë, organizatat e sigurisë në Kosovë, Forcat e Armatosura të Serbisë dhe organizatat ndërkombëtare”, theksohet në njoftim.

Sipas KFOR-it, ky komunikim është i rëndësishëm për parandalimin e keqkuptimeve dhe shmangien e tensioneve të mundshme.

“Kjo është thelbësore për të parandaluar keqkuptimet dhe për të zvogëluar rreziqet e tensioneve, për të adresuar shqetësimet e mundshme të sigurisë dhe kontribuon në sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal”, thuhet në përgjigje.

prishtinëkforkfor-it

Të ngjashme

KFOR-i pret në Prishtinë zyrtarin e lartë sllovak, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

KFOR-i pret në Prishtinë zyrtarin e lartë sllovak, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

20:06
​Kritikohet takimi i KFOR-it me ushtarakë të Serbisë në Prishtinë, Bajqinovci: Politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm

​Kritikohet takimi i KFOR-it me ushtarakë të Serbisë në Prishtinë, Bajqinovci: Politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm

14:56
KFOR-i takohet me përfaqësuesit e ushtrisë serbe në Prishtinë, diskutohet për vijën kufitare dhe marrëveshjen ushtarake

KFOR-i takohet me përfaqësuesit e ushtrisë serbe në Prishtinë, diskutohet për vijën kufitare dhe marrëveshjen ushtarake

20:07
Fifi jep super lajmin për koncertin në Prishtinë, keni vetëm 12 orë kohë

Fifi jep super lajmin për koncertin në Prishtinë, keni vetëm 12 orë kohë

17:25

Më shumë nga Lajme

  • 21:18Ministria e Mjedisit refuzon projektin për lagjen “Ulpiana”
  • 21:15Astrit Kabashi merr çmimin “Bekim Fehmiu” në Beograd
  • 21:14Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia në Kosovë
  • 20:58Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit
  • 20:09“Kam me ta ba si Naim Murseli”, Prokuroria për rastin në Pejë: Ish-bashkëshorti i 54-vjeçares do të intervistohet sapo të hyjë në Kosovë