Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ministria e Mjedisit refuzon projektin për lagjen “Ulpiana”

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2026 në 21:18
Ministria e Mjedisit refuzon projektin për lagjen “Ulpiana”

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar zyrtarisht projektin “Ulpiana 2030 Legacy” të Komunës së Prishtinës, përmes të cilit parashihej ndërtimi i një objekti të ri dhe një parkingu nëntokësor në hapësirën e njohur si “Fontana”, në lagjen Ulpiana.

Vendimi është bërë i ditur nga ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila ka njoftuar se projekti është refuzuar pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për vlerësimin e ligjshmërisë së tij.

Në një reagim në Facebook, Pacolli ka deklaruar se gjatë hartimit dhe miratimit të projektit janë shpërfillur baza ligjore, procedurat dhe dokumentet e planifikimit hapësinor që janë në fuqi.

“PROJEKTI PËR LAGJEN ULPIANA NUK KALON! Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për vlerësimin e ligjshmërisë së projektit “Ulpiana 2030 Legacy” të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ka nxjerrë sot zyrtarisht vendim për refuzimin e tij. Projekti i Përparim Ramës për ta betonizuar njërën nga lagjet më ikonike të Prishtinës, Ulpianën, nuk kalon. Gjatë hartimit dhe miratimit të tij janë shpërfillur baza ligjore, procedurat dhe dokumentet e planifikimit hapësinor në fuqi. Hapësirat publike nuk janë pronë private e kryetarit që t’i trajtojë si plaçkë përmes projekteve të improvizuara dhe vendimeve të jashtëligjshme”, ka shkruar ajo.

Sipas arsyetimit të ministres, projekti nuk ka mbështetje në Ligjin për Planifikimin Hapësinor dhe as në dokumentet aktuale të planifikimit hapësinor të Komunës së Prishtinës.

Pacolli ka renditur disa nga shkeljet që, sipas ministrisë, janë evidentuar gjatë shqyrtimit të projektit. Ajo ka theksuar se vendimi për caktimin e lokacionit nuk ka bazë ligjore në dokumentet e planifikimit hapësinor të nivelit lokal, ndërsa destinimi i parcelës është përcaktuar pa u dëshmuar përputhshmëria me shfrytëzimin e lejuar.

Po ashtu, sipas saj, parametrat urbanë nuk mund të përcaktohen përmes një vendimi për caktimin e lokacionit, pasi kjo duhet të bëhet vetëm përmes dokumenteve përkatëse të planifikimit hapësinor të komunës. Edhe kushtet zhvillimore, ndërtimore dhe të lokacionit, si dhe shfrytëzueshmëria e parcelës, duhet të jenë në përputhje me dokumentet në fuqi.

Më 6 nëntor, Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte miratuar caktimin e lokacionit për ndërtimin e një objekti të ri dhe një parkingu nëntokësor në hapësirën e “Fontanës” në Ulpianë.

Komuna kishte arsyetuar se projekti ishte pjesë e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare, të cilat do të mbahen në Prishtinë më 2030. Megjithatë, nga Ministria e Rinisë dhe Sportit ishte bërë e ditur se një projekt i tillë nuk është i paraparë në kuadër të organizimit të kësaj ngjarjeje.

planifikimithapësinorulpiana

Më shumë nga Lajme

  • 21:26Takim me ushtarakët serbë në Prishtinë, KFOR del me sqarim
  • 21:15Astrit Kabashi merr çmimin “Bekim Fehmiu” në Beograd
  • 21:14Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia në Kosovë
  • 20:58Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit
  • 20:09“Kam me ta ba si Naim Murseli”, Prokuroria për rastin në Pejë: Ish-bashkëshorti i 54-vjeçares do të intervistohet sapo të hyjë në Kosovë