Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorim të buxhetit, duke pretenduar se në disa raste çmimet e produkteve të prokuruara janë rritur deri në 364 për qind nga inicimi i procedurave deri në lidhjen e kontratave, rapoton Ekonomia Onine.
Gjatë interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit dhe mungesën e barnave onkologjike, Ismaili tha se ka evidentuar tri raste ku, sipas tij, ka pasur rritje të mëdha të çmimeve dhe vonesa në procedurat e prokurimit.
“Është katastrofike. Është katastrofike. Kemi marrë 3 raste. Një artikull në boshllëk 224 ditë. Pra, s’ka pasur 224 ditë. E ka nisur procedurën e prokurimit me 0.59 cent. Është nënshkruar me 0.89 cent. Rritje 50%. Një artikull tjetër, me një boshllëk prej 165 ditëve. Është inicuar me 19 cent, është kontraktuar me 0.59 cent. 210, 210% mashtrim. Një artikull tjetër, është filluar procedura me 7.53 euro, është lidhur kontrata 4 muaj më vonë me 34.92 euro, rritje 364%”, tha ai.




