Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit: ShSKUK, në gjendje katastrofale

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2026 në 13:05
Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit: ShSKUK, në gjendje katastrofale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës për mungesën e barnave onkologjike.

Ismaili ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që të ndërmarrë masa ndaj drejtorit të SHSKUK-së, Elvir Azizit, ta largojë nga pozita.

“Drejtorin e ShSKUK-së, si të dilni prej këtu, të inicioni dhe ta largoni prej aty. Në të kundërtën, heshtja, mbrojtja, neglizhimi, po ju bën përgjegjës edhe juve”, ka deklaruar Ismaili.

Ai ka thënë se gjendja në ShSKUK është katastrofale, duke pretenduar se përgjegjësit po mbrohen nga politika.

“Kuptojeni drejtë, situata në sektorin e shëndetësisë, ku ministrat dalin dhe lavdërohen pa marrë përgjegjësi, nuk është e tillë që, nën hundën e Parlamentit dhe Qeverisë, dikush të ketë pushtetin të abuzojë me kontrata dhe të jetë i mbrojtur politikisht.

ShSKUK-ja është në gjendje katastrofale. Po ju lus, të gjithë deputetët, të mos reagojmë vetëm në momentet kur vdes një grua dhe pastaj të çohemi e të flasim. Duhet të gjejmë edhe momente si ky, për t’i larguar nga qeveria njerëzit që abuzojnë me paratë publike.”

ismailishskukkatastrofale

Të ngjashme

Ismaili, ministrit Vitia: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind

Ismaili, ministrit Vitia: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind

13:49

Më shumë nga Lajme

  • 13:50Mungesa e barnave, Reshitaj kritikon Qeverinë për dështim: S'po flasim për ëmbëlsira, por për ilaçe jetike
  • 13:48Kadrijaj në Kuvend: Shëndetësia është çështje e dinjitetit njerëzor, qytetarët janë në hall
  • 13:37Sektori i Antikontrabandës zbulon 150,000 euro të padeklaruara në Vërmicë
  • 13:31Heroina Telaku zgjidhet ambasadore e Kosovës në Kolumbi
  • 13:26KPK shpall konkurs për katër prokurorë në Speciale, kërkesa ishte për shtatë