Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Heroina Telaku zgjidhet ambasadore e Kosovës në Kolumbi

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2026 në 13:31
Heroina Telaku zgjidhet ambasadore e Kosovës në Kolumbi

Heroina Telaku është bërë ambasadorja e parë e Republikës së Kosovës, e akredituar në Republikën e Kolumbisë, pasi ka paraqitur zyrtarisht letrat kredenciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Telaku, përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë emocionet nga ceremonia dhe rëndësinë e këtij momenti për përfaqësimin diplomatik të Kosovës në këtë shtet të Amerikës Latine.

Ajo e ka cilësuar këtë ngjarje si një moment të veçantë në karrierën e saj diplomatike, duke theksuar se përfaqësimi i Kosovës mbetet një përgjegjësi dhe krenari e veçantë.

“Pavarësisht viteve në diplomaci, ndjenja kur përfaqësoj Kosovën mbetet po ajo. Sepse për mua, Kosova nuk është thjesht vendi që përfaqësoj, por një pjesë e pandashme e asaj që jam, e historisë sonë dhe e ëndrrave që kemi për të ardhmen”, ka shkruar Telaku.

Në postimin e saj, ambasadorja ka vlerësuar edhe kontributin e kolegut Artan Duraku, i cili si i ngarkuar me Punë kishte përgjegjësinë për hapjen e misionit diplomatik të Kosovës në Bogota.

Telaku ka thënë se Duraku, përmes punës dhe përkushtimit, ka ndërtuar themelet e përfaqësimit diplomatik të Kosovës në Kolumbi, mbi të cilat ajo tashmë do të vazhdojë angazhimin e saj.

Ajo ka theksuar se këtë kapitull të ri diplomatik e nis me përkushtim për forcimin e marrëdhënieve dhe përfaqësimin e Kosovës në Kolumbi.


kosovëstelakukolumbi

Të ngjashme

Kurti pas takimit me kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar, aleate e posaçme e Kosovës

Kurti pas takimit me kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar, aleate e posaçme e Kosovës

09:28
Kurti takohet me ministren irlandeze, kërkon mbështetje për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kurti takohet me ministren irlandeze, kërkon mbështetje për statusin kandidat të Kosovës në BE

22:55
Shiroka Pula: Belgjika, partnere e rëndësishme e Kosovës në rrugëtimin evropian

Shiroka Pula: Belgjika, partnere e rëndësishme e Kosovës në rrugëtimin evropian

21:00
“Është tejet e rëndësishme”, Kurti pas takimit me sekretarin e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës

“Është tejet e rëndësishme”, Kurti pas takimit me sekretarin e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës

20:19

Më shumë nga Lajme

  • 13:50Mungesa e barnave, Reshitaj kritikon Qeverinë për dështim: S'po flasim për ëmbëlsira, por për ilaçe jetike
  • 13:49Ismaili, ministrit Vitia: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind
  • 13:48Kadrijaj në Kuvend: Shëndetësia është çështje e dinjitetit njerëzor, qytetarët janë në hall
  • 13:37Sektori i Antikontrabandës zbulon 150,000 euro të padeklaruara në Vërmicë
  • 13:26KPK shpall konkurs për katër prokurorë në Speciale, kërkesa ishte për shtatë