Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vdekja e pacientes me kancer pas mungesës së barnave, Jashari kërkon llogari nga Vitia

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2026 në 12:13
Vdekja e pacientes me kancer pas mungesës së barnave, Jashari kërkon llogari nga Vitia

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për mungesën e vazhdueshme të barnave esenciale, veçanërisht atyre që përdoren në trajtimin e kancerit.

Gjatë interpelancës së thirrur lidhur me vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit, e cila sipas organizatës Renesansa kishte mbetur rreth katër muaj pa terapinë Palbociclib, Jashari kërkoi sqarime se pse pacientja nuk kishte arritur ta siguronte barin dhe çfarë zgjidhjeje i ishte ofruar asaj nga institucionet.

Sipas Renesansës, pacientja nuk kishte pasur mundësi ta blinte vetë terapinë, e cila kushton deri në 1 mijë e 800 euro. Gjatë periudhës pa trajtim, asaj i ishin shfaqur metastaza të reja në tru, ndërsa organizata ka njoftuar se ajo ka vdekur.

“Për ju mund të jetë vetëm një tender që është vonuar, por për atë grua ishin katër muaj pritje të një bari, ndërkohë që sëmundja nuk pret”, tha Jashari.

Ajo theksoi se nuk u takon deputetëve të përcaktojnë shkakun mjekësor të vdekjes, por kërkoi përgjigje nga ministri Vitia se kush ishte në dijeni për mungesën e barit dhe çfarë zgjidhjeje iu ofrua pacientes.

“Pse kjo paciente ka mbetur pa terapi të përshkruar, kush ka qenë në dijeni që ky bar ka munguar, çfarë zgjidhje ju është ofruar asaj kur nuk kishte mundësi ta blinte privatisht? Familjes së saj ia kemi borxh një përgjigje, pacientëve që sot janë në trajtim ua kemi borxh sigurinë se nuk do të përballen me të njëjtën pritje”, deklaroi ajo.

Jashari tha se problemi i mungesës së barnave nuk ka filluar këtë vit, por po përsëritet prej vitesh. Ajo paraqiti një kronologji të mungesave, duke përmendur problemet me barnat esenciale në vitin 2021, mungesën e barnave për trajtimin e kancerit në vitin 2022, detyrimin e pacientëve për të blerë barna dhe materiale mjekësore në vitin 2023, si dhe mungesën e sorafenibit në vitin 2024.

Sipas saj, edhe gjatë vitit 2025 janë raportuar mungesa të barnave dhe shkurtim i seancave të dializës në Mitrovicë për shkak të mungesës së materialeve të nevojshme.

Deputetja tha se mungesat po vazhdojnë edhe në vitin 2026. Ajo përmendi Avastinën, për të cilën tha se mungon që nga 14 gushti, si dhe dabrafenibin dhe sorafenibin, të cilat, sipas të dhënave që posedon, kanë munguar për periudha të zgjatura, së paku nga dy muaj.

“Vite të ndryshme, barna të ndryshme, por për pacientin i njëjti problem. Ata nuk e kanë terapinë që u duhet në dispozicion. Sa vite duhet të kalojnë në këtë Parlament dhe të vijmë prapë me arsyetime se diku në hallkat e tyre ka qenë një problem? A nuk duhet të zgjidhet ky problem për qytetarët e Kosovës?”, tha Jashari.

Ajo vuri në pikëpyetje edhe mënyrën se si po menaxhohen furnizimet me barna, duke kërkuar të dhëna se sa pacientëve u është shtyrë terapia për shkak të mungesave dhe sa prej tyre janë detyruar t’i blejnë barnat me paratë e tyre.

Jashari theksoi se, ndonëse buxheti për shëndetësi është rritur në 396 milionë euro dhe janë shtuar edhe fondet e planifikuara për barna e material shpenzues, pacientët vazhdojnë të marrin receta për t’i siguruar vetë terapitë.

Ajo ngriti edhe çështjen e mungesës së materialeve bazike në spitale, duke përmendur penjët kirurgjikalë, për të cilët tha se sipas të dhënave të saj mungojnë tri lloje.

Deputetja kërkoi nga ministri Vitia të sqarojë nëse problemet me furnizimin vijnë nga planifikimi, procedurat e prokurimit apo zbatimi i kontratave, si dhe kush mban përgjegjësi për vonesat.

Ajo iu referua edhe raportit të Komisionit Evropian, sipas të cilit pacientët në Kosovë vazhdojnë të paguajnë nga xhepi për barna dhe shërbime shëndetësore, duke përmendur shifrën prej 40 për qind të shpenzimeve.

Në fund, Jashari rikujtoi premtimin e Qeverisë Kurti se askush nuk do të falimentojë për shkak të sëmundjes dhe askush nuk do të vdesë për mungesë të kujdesit shëndetësor dhe barnave, duke kërkuar që ky zotim të matet me gjendjen reale të pacientëve.

jasharivitiapacientes

Të ngjashme

Vitia arsyeton mungesën e palbociclibit në Onkologji: U dyfishuan kërkesat, tenderi i parë dështoi

Vitia arsyeton mungesën e palbociclibit në Onkologji: U dyfishuan kërkesat, tenderi i parë dështoi

12:45
Sukses në Vushtrri, pacientes në gjendje të rëndë i hiqet tumori me peshë prej 4 kilogramësh

Sukses në Vushtrri, pacientes në gjendje të rëndë i hiqet tumori me peshë prej 4 kilogramësh

22:27
Jashari paralajmëron grevë në KEK: Mund të jetë katastrofike për Kosovën, përgjegjësinë do ta mbajnë institucionet

Jashari paralajmëron grevë në KEK: Mund të jetë katastrofike për Kosovën, përgjegjësinë do ta mbajnë institucionet

20:20
Vitia: Cilësia e shërbimeve shëndetësore kërkon përkushtim dhe bashkëpunim

Vitia: Cilësia e shërbimeve shëndetësore kërkon përkushtim dhe bashkëpunim

20:45

Më shumë nga Lajme

  • 13:37Sektori i Antikontrabandës zbulon 150,000 euro të padeklaruara në Vërmicë
  • 13:31Heroina Telaku zgjidhet ambasadore e Kosovës në Kolumbi
  • 13:26KPK shpall konkurs për katër prokurorë në Speciale, kërkesa ishte për shtatë
  • 13:24Rama: I dyshuari për tjetërsimin e pronave në Prishtinë nuk është punonjës i komunës
  • 13:23Kurti dhe Parmelin diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës