Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se është identifikuar personi që vendosi flamurin shqiptar mbi një automjet policie në Tetovë, gjatë festimeve për Ditën e Flamurit.
Lajme
Identifikohet i riu që vendosi flamurin shqiptar mbi automjetin e policisë në Tetovë, thirret në polici

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ministria bën të ditur se personi është thirrur në polici për të dhënë shpjegime, në prani të njërit prej prindërve, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes, shkruan Euronews.al
Pas përfundimit të verifikimeve, ndaj tij pritet të ndërmerret procedura përkatëse ligjore.



