Policia e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë, inspektor E.A., pasi ky i fundit goditi një deputet gjatë protestës.
Ndërkohë, ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka ndërmarrë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, transmeton IndeksOnline.
Në një deklaratë zyrtare, Policia e Shtetit dënoi çdo akt dhune, duke theksuar se e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Megjithatë, institucioni nënvizon se asnjë akt dhune apo provokim nuk mund të justifikojë tejkalimin e kompetencave ligjore nga punonjësit e Policisë.
Sipas Policisë, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të efektivit, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor, bazuar në pamjet filmike dhe faktet e administruara.
