Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Katër shoferë dënohen në Ferizaj për vozitje në gjendje të dehur

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2026 në 16:11
Katër shoferë dënohen në Ferizaj për vozitje në gjendje të dehur

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndëshkuar katër shoferë, të cilët janë kapur duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit të policisë, rastet kanë ndodhur më 27 dhe 28 nëntor 2026, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.

Nga testimi i realizuar nga policia, shoferët kanë rezultuar me nivele të ndryshme të alkoolit në gjak. Rezultati më i lartë ishte 1.85 promilë.

Një 51-vjeçar, i cili drejtonte një veturë Mercedes, ka rezultuar me 1.85 promilë alkool në gjak. Ai është dënuar me 400 euro gjobë, tri pikë negative dhe nëntë muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

Një 42-vjeçar, me veturë VW Golf, ka rezultuar me 1.54 promilë alkool dhe është dënuar po ashtu me 400 euro gjobë, tri pikë negative dhe nëntë muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

Ndërkaq, një 37-vjeçar, i cili drejtonte një veturë BMW, ka rezultuar me 0.93 promilë alkool. Atij i janë shqiptuar 200 euro gjobë, dy pikë negative dhe tre muaj ndalim i drejtimit të automjetit.

Me 0.63 promilë alkool në gjak ka rezultuar edhe një 47-vjeçar, i cili drejtonte një veturë Ford. Ai është dënuar me 200 euro gjobë, dy pikë negative dhe tre muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

rezultuarpromilëkatër

Të ngjashme

Dëbohen katër iranianë nga Bosnja nën dyshimet për spiunazh, tre me status diplomatik

Dëbohen katër iranianë nga Bosnja nën dyshimet për spiunazh, tre me status diplomatik

16:20
Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare

Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare

10:37

Më shumë nga Lajme

  • 16:23Sali Berisha: Plagosja e Kliti Hotit është dëshmi se Edi Rama kërkon konflikt të hapur me popullin opozitar
  • 16:22Bora mbulon rrugët drejt kufijve, në këto dy magjistrale kalohet me vështirësi
  • 16:06Plagosja e deputetit me plumb gome, ministri i Mbrojtjes: Të pezullohet menjëherë polici që e qëlloi
  • 16:04Aksident trafiku në Prishtinë, vetëm dëme materiale
  • 16:01Bora dhe ngricat, Policia e Ferizajt me apel për shoferët