Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat për gjendjen e rrugëve që shpien drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë.
Sipas raportit të përditësuar në të gjitha magjistralet e paraqitura në raport është evidentuar borë, ndërsa nuk raportohet për akull, mjegull apo rrëshqitje të dheut
Megjithatë, shumica e rrugëve janë të kalueshme pa probleme, ndërsa në dy segmente qarkullimi zhvillohet me vështirësi.
Bëhet fjalë për magjistralen Prishtinë-Mutivodë dhe rrugën Podujevë-Merdarë, ku sipas QKMK-së, kalueshmëria është e mundur, por me vështirësi.



