Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar në Spitalin e Traumës deputetin Kliti Hoti, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës së sotme, pasi u qëllua me plumb gome.
Pas vizitës, Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ndaj deputetit është qëlluar me urdhër politik dhe në tentativë për ta vrarë. Ai ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të Hotit, ndërsa e ka cilësuar ngjarjen si dëshmi të një përshkallëzimi të konfliktit politik. Berisha deklaroi gjithashtu se numri i të plagosurve gjatë protestës ka kaluar 70.
“Me urdhër politik të Edi Ramës u qëllua në tentativë për tu vrarë deputeti i PD, Kliti Hoti, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe, në funksionin e deputetit dhe të mjekut ka qëndruar me përkushtim të amdh pranë gjithë protestuesve të agresuar barbarisht pa asnjë motiv nga narkobanditë të Edi Ramës për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës”.
“Deputeti, siç e panë të gjithë, po vraponte pas një protestuesi që po e trajtonin shtazërisht narkobanditët dhe ata e qëllojnë. I merr shenjë në zemër, por me instikt kthehet dhe plumbi pak shpatullën e tij. Një goditje shumë e rëndë nga afër, me plagë të thellë dhe djegie përreth si të ishte ndonjë plumb me eksploziv kur shpërthen, me një shtypje të fortë të një pjese të mushkërisë”.




