Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se 28 Nëntori, përveç rëndësisë së tij si festë kombëtare, shënon edhe ditën kur shqiptarët kujtojnë lindjen e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në këtë ditë të bekuar për shqiptarët, ashtu si prej shumë vitesh kujtojmë me respekt edhe lindjen e ADEM JASHARIT, Komandantit Legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Rama.




