Kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar pas ofendimeve ndaj komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari.
Përmes një postimi në Facebook, Gucati ka thënë se ta quash ‘palaço’ një njeri si Bashkim Jashari, që vjen nga familja heroike dhe emblematike Jashari, familja që dha gjithçka, deri te më i vogli, për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë sot, sipas tij, është jo vetëm e papranueshme, por skandaloze dhe e turpshme.
“Kushdo që del dhe përdor gjuhë të tillë ofenduese tregon vogëlsi, mosmirënjohje dhe mungesë të plotë respekti ndaj historisë dhe sakrificës më të madhe të kombit tonë. Emri Jashari nuk është thjesht një emër, është vetë themeli i lirisë sonë, amaneti dhe krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar ai.




