Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Berisha: Dhjetëra-mijëra qytetarë nderuan flamurin dhe Pavarësinë me protestë madhështore

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2026 në 21:47
Berisha: Dhjetëra-mijëra qytetarë nderuan flamurin dhe Pavarësinë me protestë madhështore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi protestën e zhvilluar sot në Tiranë si një qëndresë historike kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë për mediet, Berisha falënderoi pjesëmarrësit në protestë.

“Duhet të përshëndes ata dhjetëra-mijëra të rinj, të reja, burra dhe gra, qytetarë të bindjeve të ndryshme politike që me këtë protestë madhështore, me një revoltë të jashtëzakonshme, nderuan sot më bukur, më mirë, më madhërishëm se kurrë flamurin dhe ditën e kombit në ditën e tyre, në Ditën e Pavarësisë”, u shpreh Berisha.

Ai tha se protesta e 28 Nëntorit e bëri flamurin dhe Pavarësinë shqiptare lajm në mediet ndërkombëtare.

“Sot flamuri ynë kombëtar dhe pavarësia u bënë lajm botëror, hapën emisionet e televizioneve më të mëdha të Europës dhe të botës jo për kalendarin, por për qëndresën, për guximin epik të qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë në protestën e tyre”, tha Berisha.

Berisha theksoi se policia përdori mjete tokësore dhe ajrore, snajperë, gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve, por ata nuk u tërhoqën.

“Në këtë përballje epike, të rinj, të reja, qytetarë dhe qytetare të moshave të ndryshme, të bindjeve të ndryshme, të ardhur nga të katërta anët e Shqipërisë, po dhe të katërta anët e dheut, nga diaspora, zhvilluan një betejë heroike në kushtet më të pabarabarta”, deklaroi ai.

“Ata e mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë për orë të tëra kryesheshin e kombit duke nderuar kështu para së gjithash heroin tonë kombëtar Skënderbeu”, theksoi Berisha.

“Nuk është festuar ndonjëherë Dita e Flamurit dhe kombit si kësaj here”, u shpreh kreu i PD.

berishaqytetarëflamurin

Të ngjashme

Identifikohet i riu që vendosi flamurin shqiptar mbi automjetin e policisë në Tetovë, thirret në polici

Identifikohet i riu që vendosi flamurin shqiptar mbi automjetin e policisë në Tetovë, thirret në polici

16:55
Sali Berisha: Plagosja e Kliti Hotit është dëshmi se Edi Rama kërkon konflikt të hapur me popullin opozitar

Sali Berisha: Plagosja e Kliti Hotit është dëshmi se Edi Rama kërkon konflikt të hapur me popullin opozitar

16:23
Kombi nderon Flamurin / Festë kombëtare në Kosovë, Shqipëri, Preshevë e Maqedoni

Kombi nderon Flamurin / Festë kombëtare në Kosovë, Shqipëri, Preshevë e Maqedoni

17:06
Kryetarja e Preshevës e vendos flamurin kuq e zi në Komunë

Kryetarja e Preshevës e vendos flamurin kuq e zi në Komunë

12:00

Më shumë nga Lajme

  • 23:09Komuna e Drenasit del me njoftim për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës
  • 23:05Picula: 5 shtete po e mbajnë peng aplikimin për BE, por Prishtina s’duhet të fshihet tërësisht pas këtij argumenti
  • 23:03Mijëra familje në Has mbi 20 orë pa rrymë, reagon ashpër banori: Mjaft më...
  • 22:48Universiteti “Haxhi Zeka” përmbyll tetë punëtori konsultative me komunat partnere
  • 22:43Shqipëri: Mosmarrëveshje mes burrit dhe gruas, 39-vjeçarja përfundon në spital