Flamuri kuq e zi këtë 28 nëntor është valëvitur nga Presheva në Tetovë.
Në Vlorën e Ismail Qemalit, u organizua ceremonia e ngritjes së flamurit, ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti, presidentja Justina Shiroka-Pula, homologët e tyre shqiptarë, Edi Rama e Bajram Begaj, mes tjerësh.
Kjo festë e mbarë shqiptarëve është shënuar nga aktivitete të ndryshme edhe në Luginën e Preshevës. Kryetarja Ardita Sinani ka vendosur flamurin me shqiponjën dykrenore në krye të ndërtesës së komunës. Përgjatë rrugëve janë vendosur dhe imazhe të heronjve tanë kombëtarë në përshkrimin “Nëntor Lugine”, raporton "Abcnews".
Ky nëntor u shoqërua me një dhimbje kolektive për shqiptarët e kudondodhur pas vendimit të padrejtë të Gjykatës së Hagës mbi 4 ish-çlirimtarët e Kosovës. Organizata e Veteranëve të Luftës në Kosovë mori pjesë si çdo vit në homazhe në Prekaz, ku ndodhet shtëpia e kthyer në memorial nderi e komandantit dëshmor Adem Jashari dhe familjes së tij.




