Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka shënuar festën e 28 Nëntorit në qytetin e Elbasanit, në një atmosferë bashkimi dhe krenarie kombëtare.
Me rastin e Ditës së Flamurit, Ramadani ka ndarë momente nga kremtimi në Elbasan, ku ka qenë i shoqëruar nga deputeti Adi Qose, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Evis Kushi, deputetja Sara Mila, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, si dhe miq të tjerë.


