Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Dëbohen katër iranianë nga Bosnja nën dyshimet për spiunazh, tre me status diplomatik

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2026 në 16:20
Dëbohen katër iranianë nga Bosnja nën dyshimet për spiunazh, tre me status diplomatik

Katër shtetas iranianë janë dëbuar nga Bosnja dhe Hercegovina nën dyshimet për veprimtari spiunazhi, ndërsa tre prej tyre mbanin status diplomatik në Ambasadën e Iranit në Sarajevë. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, pas raportimit fillestar nga agjencia kroate e lajmeve Hina, e cila iu referua portalit hulumtues Istraga.ba.

Sipas raportimeve, të katër personat janë larguar nga Bosnja të mërkurën, pasi Konakoviq nënshkroi vendimin për shpalljen e tyre persona non grata dhe urdhëroi dëbimin e tyre. Vendimi erdhi pas informacioneve të siguruara nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjës.

Lidhur me rastin, ministri Konakoviq ka deklaruar për portalin Raport se bëhet fjalë për çështje sigurie dhe se roli i ministrisë ka qenë përcjellja e kërkesës, duke shtuar se komentet mbeten në dorë të agjencive të sigurisë.

Mes të dëbuarve raportohet të jenë Hossein Mahdian Fard, këshilltar i tretë në Ambasadën iraniane në Sarajevë, si dhe atashetë Morteza Fazali dhe Ehsan Sajjadi Monazzah. Ndërkaq, statusi zyrtar në Bosnjë i personit të katërt, Seyed Yaser Seyed Mohammad, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sipas të dhënave të agjencive të sigurisë, Hossein Mahdian Fard dyshohet se ka qenë pjesë e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit, institucion që vlerësohet të ketë rreth 30 mijë pjesëtarë, vepron drejtpërdrejt nën autoritetin e liderit suprem të Iranit dhe është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare për shkelje të të drejtave të njeriut, aktivitete të paligjshme të inteligjencës dhe operacione të fshehta jashtë vendit. Ai ishte akredituar në Sarajevë nga mesi i vitit 2025, pas dhjetë vjetësh shërbim në diplomacinë iraniane në Gjermani.

Ndërsa, sipas agjencive të inteligjencës së Bosnjës, tre shtetasit e tjerë të dëbuar dyshohet se kishin lidhje me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

katërbosnjairanianë

Të ngjashme

Katër shoferë dënohen në Ferizaj për vozitje në gjendje të dehur

Katër shoferë dënohen në Ferizaj për vozitje në gjendje të dehur

16:11
Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare

Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare

10:37

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 16:24Rivali i Netanyahut refuzon planin e ndarjes së pushtetit në Izrael
  • 15:21Gjeorgji: Dhjetëra mijëra protestues kërkojnë zgjedhje të reja dhe rikthimin në rrugën drejt BE-së
  • 15:49Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë jep përditësimet: 19 të lënduar, mes tyre 6 policë, 4 gazetarë dhe 9 protestues
  • 13:48Lëndohet një person në protestën e Tiranës
  • 13:10Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policia përdor gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë