Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë jep përditësimet: 19 të lënduar, mes tyre 6 policë, 4 gazetarë dhe 9 protestues

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2026 në 15:49
Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë jep përditësimet: 19 të lënduar, mes tyre 6 policë, 4 gazetarë dhe 9 protestues

Ka shkuar në 19 numri i personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, të cilët janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitale.

Sipas bilancit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, deri në orën 15:15, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 17 të lënduar, mes tyre pesë efektivë policie, katër përfaqësues të medias, njëra prej të cilëve shtetase e huaj, dhe tetë protestues.

Ministria bën me dije se të gjithë të lënduarit e paraqitur në Spitalin e Traumës ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur dy të lënduar, një efektiv policie dhe një protestues.

Sipas të dhënave paraprake, bilanci i të lënduarve të paraqitur në spitale deri në orën 15:15 përfshin gjashtë efektivë policie, katër përfaqësues të medias dhe nëntë protestues.

lënduarprotestuesparaqitur

Të ngjashme

Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë

Aksident mes kamionit dhe autobusit në rrugën Pejë–Prishtinë, 10 persona të lënduar

19:31

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 13:48Lëndohet një person në protestën e Tiranës
  • 13:10Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policia përdor gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë
  • 08:37Marco Rubio uron Shqipërinë për 28 Nëntorin: SHBA-ja synon forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe politikë të jashtme
  • 08:3328 Nëntori, Rama: Me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar
  • 08:30Keni planifikuar të festoni 28 Nëntorin në Shqipëri? Ky është moti që ju pret