Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Keni planifikuar të festoni 28 Nëntorin në Shqipëri? Ky është moti që ju pret

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2026 në 08:30
Keni planifikuar të festoni 28 Nëntorin në Shqipëri? Ky është moti që ju pret

Moti këtë të shtunë në Shqipëri, do të karakterizohet nga reshje shiu me intensitet të lartë në disa zona të vendit, ndërsa në zonat malore pritet edhe dëborë.

Siç raportojnë mediat atje, reshjet më intensive do të përqendrohen në qarkun e Vlorës, ku lokalisht mund të arrijnë intensitet shumë të lartë. Situatë me reshje mesatare deri lokalisht intensive pritet edhe në qarqet Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Ndërkohë, në Elbasan dhe Fier parashikohen reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë kryesisht të dobëta deri mesatare.

Në verilindje, lindje dhe juglindje, në lartësitë mbi 500 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Shqetësuese paraqitet situata në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ku intensiteti i lartë i reshjeve mund të sjellë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, rrëshqitje dherash dhe përmbytje të lokalizuara në zonat urbane. Rreziku për këto të fundit do të varet edhe nga gjendja e sistemit të kanalizimeve.

Gjithashtu, pritet të ketë rritje të prurjeve në lumenjtë Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Sa i përket temperaturave, në zonat bregdetare ato do të luhaten nga 10 deri në 14 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 8 deri në 14 gradë, ndërsa në zonat malore nga 2 deri në 10 gradë Celsius.

Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, por në bregdet dhe në zonat malore herë pas here mund të arrijë intensitet të fortë.

zonatshqipërimoti

Të ngjashme

Max Amini mbërrin në Shqipëri, komediani vlerëson shqiptarët: Keni një energji të mahnitshme

Max Amini mbërrin në Shqipëri, komediani vlerëson shqiptarët: Keni një energji të mahnitshme

17:12
Studentët në Shqipëri themelojnë parti politike

Studentët në Shqipëri themelojnë parti politike

17:20

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:37Marco Rubio uron Shqipërinë për 28 Nëntorin: SHBA-ja synon forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe politikë të jashtme
  • 08:3328 Nëntori, Rama: Me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar
  • 23:1512 orë reshje të pandërprera, përmbyten disa zona në Vlorë
  • 19:06Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme
  • 22:24Britania e Madhe thërret në gatishmëri 100 mijë rezervistë