Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Britania e Madhe thërret në gatishmëri 100 mijë rezervistë

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 22:24
Britania e Madhe thërret në gatishmëri 100 mijë rezervistë

Ministri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, u ka shkruar rreth 100,000 rezervistëve, ushtarakë, ish-pjesëtarë të forcave të armatosura që mund të rikthehen në shërbim në raste emergjence, duke i nxitur ata të përgatiten për një konflikt të mundshëm. Një masë e tillë nuk ishte ndërmarrë që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Në një letër të firmosur nga komandantët e ushtrisë, Marinës Mbretërore dhe Forcave Ajrore (RAF), rezervistëve u kërkohet të përditësojnë të dhënat e kontaktit, të deklarojnë aftësitë dhe punësimin aktual, si dhe të shprehin gatishmërinë për t’iu bashkuar stërvitjeve dhe ushtrimeve ushtarake, përfshirë ato të NATO-s në fillim të vitit 2027.

Ministri britanik i Mbrojtjes e cilësoi këtë masë si një “masë paraprake të nevojshme”, duke theksuar se vendi përballet me një nivel të shtuar kërcënimi.

“Ne po operojmë në një mjedis me kërcënim të shtuar dhe ky nivel gatishmërie, besoj, është një masë paraprake e arsyeshme dhe e nevojshme. Njerëzit duhet ta gjejnë atë qetësuese dhe jo alarmuese. Dua që vendi të jetë vigjilent, jo i alarmuar”, deklaroi ai.

I intervistuar nga BBC , ministri më pas vlerësoi Princin Harry, i cili javën e kaluar tha se ishte “100%” gati të kthehej në uniformë nëse është e nevojshme, duke pasur parasysh “kërcënimin rus”: “Mendoj se ai është një aset i vërtetë për vendin tonë”.

Ai u përpoq të qetësonte opinionin publik, duke deklaruar se qytetarët duhet ta shohin këtë nismë si një garanci sigurie dhe jo si arsye për alarm. Por pavarësisht përpjekjeve të ministrit për të qetësuar publikun lëvizjet në terren po shkaktojnë gjithashtu shqetësim. Forcat Ajrore Britanike, kanë nisur të zhvendosin gjatë natës avionët luftarakë në hangarë, për t’i mbrojtur nga sulme apo sabotime të mundshme. Gjithashtu, po shqyrtohet vendosja e rrjetave kundër dronëve për mbrojtjen e avionëve dhe pajisjeve ushtarake.

Masat vijnë pas paralajmërimeve të shërbimit sekret britanik MI5 dhe Ministrisë së Mbrojtjes për rrezikun e sulmeve apo sabotimeve ruse ndaj industrive ushtarake që furnizojnë Ukrainën. Moska i ka mohuar këto pretendime.

britaniamadhe

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:1512 orë reshje të pandërprera, përmbyten disa zona në Vlorë
  • 19:06Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme
  • 22:15Paralajmëron OBSh: Shqetësimi për ndryshimet klimatike mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor
  • 20:53Katër vende kundër financimit të Ukrainës, BE-ja në ngërç për kredinë 45 miliardë euro
  • 20:48SHBA-ja rrit presionin tregtar ndaj Kinës, tarifat e reja rrezikojnë tensionimin e marrëdhënieve